Kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen me arsyen për t’i hapur rrugë hetimit të metejshëm të ngjarjes që ka tronditur jo pak politikën shqiptare, pas publikimit të dosjes së përgjimeve të grupit kriminal të Habilajve për trafik droge.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, sonte, në emisionin “Studio e Hapur”, theksoi se pas publikimit të dosjes, prokuroria e ka të pamundur të hetojë kryeministrin Rama, pasi rrezikohet vettingu.
Ai deklaroi se kryeministri Rama duhet të dorëhiqet për t’i hapur rrugë të vërtetës. Sipas tij, cili prokuror mund të hetojë kryeministrin, pasi ai e kërcënon me vetting.
“Unë i kam denoncuar rastet, në kohën kur isha në qeveri. Kam ditur diçka dhe e kam thënë, edhe pse kjo me kushtoi “kokën time”, politikisht”,- tha Manjani.
Manjani: E vërteta nuk mund të gjendet nga autoritetet tona. Duhet të kujtojmë se arrestimi i Habilajve u bë nga autoritetet italiane. Rama mos të kërkojë të vërtetën, sepse ai e di. Nuk mund të thotë që nuk e ka ditur. Është njësoj si atëherë, kur thuhej nuk di gjë Enveri, se këto gjëra i bën Mehmeti apo të tjerët. Rama duhet të dorëhapët për t’i hapur rrugë të vërtetës. Cili prokuror mund të hetojë kryeministrin. Ai e kërcënon me vetting. Unë i kam denoncuar rastet, në kohën kur isha në qeveri. Kam ditur diçka dhe e kam thënë, edhe pse kjo me kushtoi “kokën time”, politikisht.
Diskutime rreth kësaj post