Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka vlerësuar publikisht punën e SPAK dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërsa pohoi se sistemi i drejtësisë më parë mbyllte sytë para korrupsionit. Diplomatja e SHBA-ve tha se duhet ta bëjmë Shqipërinë më të pastër, por edhe më të pasur.
“Faleminderit drejtuesit ë SPAK dhe zonjës Hajna. Faleminderit që më ftuar në këtë takim me rëndësi. është e mrekullueshme që të jem këtu bashkë me homologun hetim të BE. Kur kam ardhur këtu për herë të parë në janar të 2020-ës, u mbajt një organizim. Ishte shfaqja jonë e parë së bashku dhe bija dakord me zotin Soreca. Ajo çka do të thoni ju është ajo që do të besoj gjithashtu. na bën të lumtur që shohim flamurin shqiptar dhe të SHBA, deh BE bashkë. S’ka gjë më shpresëdhënës. Më kujtohet që ju kam parë për herë të parë në korrik zonja Hajna me grupin që ishte bërë pjesë e grupit. isha e frymëzuar nga ajo frymë e patriotizmin tuaj për të bërë ndryshime. jam e kënaqur që të merrni kredencialet tuaja zyrtare. Ju e keni filluar punët tuaja, sikurse klasa e parë e FBI me 34 agjentë në SHBA. Ju po ngrini BKH-në. Ashtu si ata agjentë të parë, suksesi në këtë luftë do të bazohet në luftën që bëni çdo ditë. Asgjë nuk do të jetë mrekulli, e lehtë, e shpejtë, por nënkupton punë.
Çdo ditë duhet të shfaqesh, duhet të injorosh atë që thonë të tjetër dhe i fokusuar. Më ka lënë mbresa puna juaj. Më ka lënë mbresa guximi juaj për të mbrojtur drejtësisë për të hetuar këdo që ka nevojë të hetohet, pavarësisht pozicionit për ta bërë për të pastër. Puna juaj po ndërton një BKH që do të zërë një pjesë të rëndësishme. BKH shqiptare do të jetë pjesë e hetimeve penale. Do të uroja SPAK në 2 vjetorin e krijimit të tij. veprimet flasin më fortë se fjalët. Në këto 2 vite që kur SPAK është bërë realitet kemi parë veprime që ngrihen në një veprim tjetër. I gjithë vendi është mahnitur. Vendi ka qenë në pritje të këtij çasti. SHAB dëshiron që të falënderoj prokurorët e SPAK për luftën kundër korrupsionit. vetëm së bashku mund të merrni përsipër sukses. Zbulimin, hetimin të veprave penale.”, tha Kim.
Ajo gjithashtu theksoi se SHBA do të jetë gjithmonë mbështetëse në luftën kundër krimit. Po ashtu Kim theksoi se tanimë janë bërë heronjtë e fëmijëve dhe janë kthyer në tmerrin e kriminelëve, duke shtuar se i ka ardhur fundi kohës kur mendohej se kriminelët nuk arrestohen.
“Ka qenë një pikë kthese kundër krimit të organizuar. BKH hap tani një kapitull të ri të institucioneve të pavarura dhe më shumë vitin e ardhshëm do të shohim një klasë tjetër . Kur të shikojmë që kolegët tanë bien ne do t’i ndihmojë të ngrihen.
SHBA të gatshme të mbështetin përpjekjet tuaja. Duhet të jeni krenar sepse tashmë jeni duke u bërë heronjtë e fëmijëve dhe tmerri i kriminelëve. Ata që kishin menduar se nuk do të kapeshin , siç po e tregoni, atyre ditëve po ju vjen fundi. Për këtë ju përgëzoj ju falënderoj dhe ju nxis”, ka thënë më tej Kim.
Diskutime rreth kësaj post