Enkelejd Alibeaj ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, për projektligjin që ka depozituar në Kuvend, përmes së cilit kërkon të bëhen publike dhe të aksesueshme nga të gjithë dokumentet e ish-sigurimit të shtetit, dhe jo vetëm nga të prekurit.
Alibeaj thotë se qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të mësojnë të vërtetën e asaj që ishte diktatura më e egër dhe më çnjerëzore.
Alibeaj shtoi se zbardhja e dokumenteve do t’i shërbejë të gjithë atyre që janë torturuar në kampet e regjimit komunist për të mësuar të vërtetën e dhimbshme të asaj që ishte jeta e tyre për 45 vite.
“31 vite pas rënies së regjimit komunist, qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të mësojnë të vërtetën e asaj që ishte diktatura më e egër dhe më çnjerëzorë, jo vetëm në historinë e Shqipërisë, por edhe të Evropës e më gjerë. Zbardhja e plotë e së vërtetës lidhur me atë që ishte dhe përfaqësonte regjimi komunist nuk mund të kuptohet pa zbardhur atë pjesë të historisë që ishte ana më e errët e saj, pikërisht Sigurimi i Shtetit.
Në ato dokumente gjenden të dhëna dhe foto për fatin e mijëra shqiptarëve të pushkatuar, të gjymtuar, të torturuar, të dënuar dhe internuar në burgjet dhe kampet e regjimit komunist. Zbardhja e atyre dokumenteve do t’iu shërbejë këtyre personave, por edhe familjeve të tyre për të mësuar të vërtetën e dhimbshme të asaj që ishte jeta e tyre për 45 vite. Një popull që harron historinë e tij, është i dënuar ta përsërisë atë” – shkroi Alibeaj.
Diskutime rreth kësaj post