Ishte nëntori vitit të shkuar, ku në Emiratet Bashkuara Arabe kryeministri Edi Rama, me princin e kurorës nënshkuan një marrëveshje për ta kthyer portin e Durrësit nga një port mallrash tërësisht të dedikuar turizmit.
Katër muaj më pas, kompania EMAAR përfundoi dhe prezantoi masterplanin se si do të duket Durrësi.
Punimet e transformimit të këtij porti do të nisin pas disa javësh dhe pritet të përfundojnë në një afat kohor 4 deri 6 vjet.
Kjo video tregon se si do të duket e gjithë ballina ujore e portit ekzistues.
Projekti parashikon që porti Durrësit të jetë 2 herë më i madh sa ai Tivarit në Malin e Zi.
Jahtet e ankoruara do të jenë të gjatësisë nga 15 deri 200 metra.
1.264.552 m2 është hapësira dedikuar 12.000 njësive të banimit për 46.000 rezidencë.
Mbi 47.000 janë planifikuar për shërbime ku përfshihen mbi 170 dyqane ndërsa 47.000 m2 të tjerë, për ndërtim hotelesh.
Zonja e gjelbër do të ketë 80.000 pemë.
Në qendër të portit është parashikuar ndërtimi një hoteli shumëkatës, i ngjashëm me kullë-gërvishtësit e Dubait.
Kompania EMAAR ka një eksperiencë 25 vjecare në ndërtimin e marinave dhe transformin e porteve ekzistues për turizën e rezidenca banimi.
Është kjo kompani e cila ka ndërtuar Dubai Marinën më e madhja në botë me një gjatësi 3.6 kilometra ku ankorohen mbi 600 jahte.
E njëjta filozi projektuese dhe zbatuese do të zbatohet edhe në Durrës.
Shërbimet ekzistuese tregtare të portit të Durrësit do të transferohen në një port të ri dedikuar tërësisht mallrave në Porto Romano.
EMAAR kompania që mundet.
Kështu njihet në Emiratet e Bashkuara Arabe kjo kompani e themeluar në vitin 1997 nga Mohammed el Alabar.
Sot EMAAR renditet si kompania më e madhe në Botë për real estate.
Qeveria e Dubait ka 32% të aksioneve të kësaj kompanie me prezencë në Lindjen e Mesme,Afrikën e Veriut , Azi dhe Ballkan.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post