Gjatë intervistës në “Sheshi i Dollarit” në ABC News, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u ndal tek projektet në këtë sektor, ndërsa paralajmëroi zhvillime të rëndësishme. Ajo theksoi se kanë arritur një marrëveshje me Operatorin e Transmetimit Italian të energjisë për të nisur studimin e fizibiliteti midis dy kompanive, për linjën e transmetimit direkt që do lidh Shqipërinë dhe Italinë.
Ministrja u pyet gjithashtu edhe për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë, sa i takon refugjatëve. Sipas Ballukut, Shqipëria duhet t’i rrijë në krah Italisë, pasi është një nga partneret strategjike të vendit tonë.
Ajo foli edhe për bursën e energjisë, por dhe planet strategjike që ka Shqipëria për të fuqizuar dhe diversifikuar burimet e energjisë. Më tej zv.kryeministrja Belinda Balluku kishte një thirrje për të gjithë qytetarët, të cilët i ftoi të aplikojnë në fondet e subvencionimit për përdorimin me eficencë të energjisë.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Dua të ndalem tani znj. Balluku tek projektet në energji. Sektori në vitin e kaluar pati një performancë ndoshta jo të favorshme edhe për shkak të motit , por dhe çmimeve të lartë që ishin në tregjet ndërkombëtare, dukshëm ky vit ka rezultuar mjaft pozitiv në prodhimin e energjisë dhe më pak import. Si paraqitet sektori, por edhe në vijim?
Balluku: Unë do thoja diçka që duhet ta kuptojmë të gjithë. Gjatë krizës energjetike e kemi thënë shpesh që çmimet nuk do rrinë 500 euro për mega, por ama nuk nuk do kthehen 50 euro për mega siç ishin në 2019, 2020 dhe 2021. Ajo që çfarë sot po ndodh që ka një konsolidim të çmimit në treg, por nga ana tjetër sot jemi mbi 100 euro për mega, gjë që e bën energjinë e kushtueshme. Në të vërtetë Zoti ka qenë bujar me ne gjatë 2023 dhe niveli i hidrocentraleve tona ka qenë i kënaqshëm. Tashmë kanë nisur shirat pikërisht kur po shkonim në pikën kritike dhe parashikohet një vit i lagësht, por duhen parë edhe nivelet e konsumit për të mos u treguar më shumë optimist nga se duhet pasi edhe parashikimet e motit mund të ndryshojnë. Sa i përket investimeve të tjera, edhe vetë Operatori i Shpërndarjes dhe i operatori i Transmetimit janë në një moment të mirë për të nisur investimet që i kishim ndaluar prej 3 vitesh. Duhet thënë një fakt se kemi arritur në një marrëveshje me Operatorin e Transmetimit Italian për të nisur studimin e fizibiliteti midis dy kompanive për linjën e transmetimit direkt që do lidh Shqipërinë dhe Italinë. Kjo linjë ka qenë nga ato projekte ëndrra të mbetura në sirtar, që edhe atë e kemi vënë në shinën e duhur dhe çfarë është e rëndësishme për ne, është se ky projekt do t’i japë mundësinë Shqipërisë që të transmetojë direkt kundrejt një çmimi shumë më të ulët që paguhet sot në transmetim duke kaluar nga unaza e Malit të Zi, blerësit më të madh të energjisë elektrike, nga Ballkani sigurisht, që është Italia. Italia është partnerët tanë më të rëndësishëm strategjik dhe ky do jetë një nga investimet më të rëndësishëm të së ardhmes pasi parashikohet se do jetë një investim prej 1.5 miliardë eurosh, ne vazhdojmë dhe ecim përpara me TEC-in e Vlorës dhe Portin e Lundrueshëm. Ne do kemi fokusin tek ngritja e kapaciteteve të rionovueshme që janë pjesë e agjendës së gjelbër, por nga ana tjetër ne jemi duke punuar për të krijuar sigurinë energjetike përmes TEC të Vlorës apo burimeve të tjera alternative.
Pyetje: Kur ju referova Italisë e kisha edhe për marrëveshjen e fundit të emigrantëve, çfarë do të sjellë kjo?
Balluku: Marrëveshja e emigrantëve nuk sjell diçka për Shqipërinë me thënë të drejtën, se nga njëherë duhet të mendojmë se kur kontribuojmë për rajonin dhe për Evropën është një e mirë që kthehet. Në këtë rast Shqipëria i qëndron pranë Italisë. Kjo është një marrëveshja që ka kaluar nga qeveria shqiptare, por ka një proces të gjatë se duhet të kalojë në parlament, jemi në fazat e para të saj. Sigurisht, Italia për ne, ka qenë një derë e hapur edhe kur vendet e tjera nuk na e kanë ofruar këtë mundësi. Ata sot kanë nevojë për ndihmë, midis dy fqinjëve gjithçka duhet diskutuar, Patjetër, të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare kalojnë në parlament.
Pyetje: Mund të këtë ndonjë ndikim në integrimin e Shqipërisë në be?
Ambasadori Soreca ka qene shumë i qartë në pozicionin e BE, duke qenë se ai fliste zyrtarisht dje dhe ka thënë se nuk jemi konsultuar, pro jemi njoftuar. Nuk pashë nga ana e Sorecës që të ishte refraktar për këtë marrëveshje.
Pyetje: Dua të ndalem tek bursa e energjisë dhe impaktin që po sjellë për sektorin në vend?
Balluku: “Bursa e energjisë është një iniciative e re. Dua të them këtu dhe të bëj këtu një krahasim edhe me tregjet e tjera, Greqia e ka bursën e energjisë mbi 20 vjet. Kroacia e ka bursën e energjisë dhjetë vjet dhe sërish nuk kanë likuiditete brenda këtyre bursave. Kjo është pak a shumë që ndodh në këto momente. Likuiditetet që ndodhen në bursat energjetike janë të limituara pasi ne kemi një prioritet në Republikën e Shqipërisë që është të furnizojmë të gjithë abonentët tanë me një çmim të pandryshuar, ashtu siç nuk u ndryshua edhe gjatë krizës energjetike të 2022. Kemi të njëjtin qëndrim. Pra, ne furnizojmë të gjithë abonentët, bizneset, ato që janë të lidhura në tensionin e ulët. Për shkak të motit të mirë dhe prodhimit të lartë të hidrocentraleve viti 20923 ka qenë viti i mirë për bursën dhe burra jonë ka pasur likuiditete. Bursa do vijë duke u konsoliduar. Fakti që sot ekziston një bursë, ndonëse likuiditetet nuk janë të mëdha pasi prioritet janë qytetarët sërish është një arritje e madhe për fushën energjetike shqiptare. Nuk planifikohet fasha 800 kë. Ka qenë e vitit 2022, Qytetarët janë operuar të qetë, ashtu do jetë edhe 2024 shpresojmë nga të gjitha parashikimet që kemi. Do t’u bëjë thirrje të gjithë qytetarëve, meqë ndodhemi në një emision ekonomik, dhe që qytetarët kanë filluar ta kuptojmë eficencën e energjisë.. qytetarët do duhet t’i përgjigjen thirrjes së dytë që Agjencia e Eficencës Energjetike do lançojë pas pak ditësh. Në thirrje e parë janë ezauruar të 2 mijë paketat, pra për vendosen e paneleve diellore, të cilat ngrohin ujin dhe janë konsumuar, siç rrallë herë ndodh me programet. Dëgjoja disa nga ata që i kanë vendosur dhe tregonin e krahasimin e faturave dhe me të vërtetë ka një impakt për buxhetin e çdo familjari. Ne do ta ri-përsërisim këtë program gjatë 2024, dhe unë do t’i bëja thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë, sepse është një subvencion shumë i rëndësishëm, i cili pavarësisht së është një hap i vogël ndikon çdo ditë në buxhetin e çdo familjari.” tha Balluku.
Diskutime rreth kësaj post