Në një takim me banorët e njësisë numër 8 në Tiranë, Lulzim Basha premtoi sot “uljen” e taksës për biznesin e vogël në 1,5%.
Mesa duket i keqinformuar, Basha ka bërë sërish një autogol elektoral, pasi aktualisht, taksa për biznesin e vogël me xhiro deri në dy milionë lekë në vit është zero.
Ndaj, këtu nuk bëhet fjalë për një ulje, por për një rikthim të taksës së biznesit të vogël.
Kjo ishte gafa e dytë e Bashës gjatë takimit me banorët e njësisë 8. Fillimisht ai premtoi vendosjen e një pulle për të gjithë bizneset pasi ata shlyejnë detyrimet.
Problemi me këtë premtim të Bashës është që diçka e tillë ka nisur të aplikohet që prej muajit janar në Bashkinë e Tiranës.
Diskutime rreth kësaj post