Nga Ilir Muharremi
Programet e Vitit të Ri në Kosovë qenë tallava, pa fije avancimi, me humore të ripërsëritura, aktrim fallso nga kasetat e paraluftës, me batuta monotone të dëgjuara nëpër qebaptore ose Oda dhe ku qëndron problemi: te kapaciteti jonë ose tek mundësia e dobët e imitimit (gjë të cilën e bëjnë mirë vendet e rajonit.) Vendin tonë po e kaplojnë krizat e thella dobësie kulturore të vetëquajtura atdhetarie të lidhura me plisat e tokës, por po harrojmë se nga kjo baltë Ballkanike duhet të ngrihemi tek një Europianizëm i mirë. Ndërsa, po endem nëpër imazhet tona televizive, askund nuk gjej humor, aktrim, muzikë, satirë të mirëfilltë, por harroj se është epokë e masave tallave, e çrregullt, e pasur me bojëra (pa kombinime), përtypje me vështirësi (për njeriun e qytetëruar të kulturuar, poet, shkrimtar, filozof.) Çuditem se si kënaqen disa njerëz të sëmurë kronikë (pas kasetave, humorit tallave, muzikës tallave), të gjithë keqpërtypësitë kanë prirje për këtë komoditet.
Koha e mirë e dikurshme ka ikur, këngët e fundit mbaruan me Mozartin, Bethovenin, ndoshta janë me fat disa njerëz që stili i saj kohe rokoko vazhdon ende ti flasë, shoqëria e mirë, dalldisja delikate, dashuria, lumturia deri në lot, shumë mendojnë se kjo muzikë duhet marrë fund, Bethoveni nuk merr fund aq shpejt, ai ishte vetëm një i përfunduar kalimthi dhe i thyerjes së stilit. Këta gjigant po shkatërrohen në Kosovë vazhdimisht zëvendësohen me tallavanë, po konsiderohen si shpirtra të lashtë e të kalbur, por janë shpirtra të ardhshëm të ri të muzikës, në ardhje të vazhdueshme. Sa shpejt tek ne i doli boja kësaj ndjenje, sa e vështirë është sot vetëdija për një ndjenjë dhe sa çuditshëm tingëllon në veshët e masës. Shtrausi, Bahu, Vagneri… nga masa e rëndomtë (ku secili fëmijë qysh nga fillorja duhet t’i njohë) konsiderohet si muzikë e zhdukur, megjithëse jo ende e harruar e fajin e ka se kjo muzikë nuk ishte aq sa duhet e trashë për veshët e masës së rëndomtë, por qe në thelb e hollë Evropiane, e sjellshme që lundronte drejt lumturisë, por ishte edhe dhimbje.
Ku e shohin më shumë kuriozitetin masa jonë? Tek disa figurash publike (këngëtar, instrumentist) të cilët qenë mbledhur në një ambient luksoz. Ata qenë të ulur në një tavolinë të mbushur me ushqime, verë të kuqe të shtrenjtë dhe “debatonin” për probleme intime dhe sociale. Ajo çfarë flitej aty nuk lidhej aspak me libra, romane, filozofi, shfaqje teatrale, balet, kinematografi, muzikë…. Ishte mediokriteti më i madh që kam parë ndonjëherë. Pse duhet mediat ta servojnë këtë në opinion, ndonëse duke e konsideruar edhe masën si mediokre, atëherë qëllimi ishte arritur. A qe kjo argëtim? Nëse po, unë shohë skamje kulturore. Çdo popull ka hipokrizinë e veçantë që klasifikohet nga virtytet e tij. Duhet ta pranojmë që populli që vuan nga ethja e fuqishme e mos njohurisë kulturore dhe nga ambicia politike, nëpër të kalojnë re dhe trazira të llojeve të ndryshme, me një fjalë sulmohet nga budallalosjet p.sh debatet e dobëta “kulturore”, dominon kiçi shundi, kopjet e zbehta…
Shqiptarët mburren me përformancën e Shkelzen Dolit dhe Ansamblit Filharmonik të Vjenës që u mbajt në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Me plis në kokë, qeleshe dhe raki u prezantua kultura shqiptare. Budallaki e vërtetë, sepse arti nuk njeh atdhetarizëm, nacionalizëm, rajon, por është në sekretet e thellësisë shpirtërore. Edhe nëse i tejkalojmë kufij, kthetrat rurale na tërheqin pas vetes. Shumë dobët i rinte për shtati kjo simfonisë botërore.
Tjetra: Në një kanal televiziv vendor, në fundvit organizohen ndarjet e çmimeve për: gazetari, letërsi… Më e çuditshmja, ku fituesi për letërsi prononcohet se gjoja “Kjo ishte një befasi për mua. Po ta dija më parë nuk do të vija kështu me duar në xhepa. Do ta kisha shkruar një fjalë rasti, jo për vete, po për emrin që mban çmimi.” Në anën tjetër ai deklarohet se: “Kryetarin e komisionit e kam mik të vjetër”. E si ndodh kjo që ai nuk ishte i informuar për shpërblimin, ose e kundërta pa paragjykime profetike, por me vërtetësi nga deklarata dhe mundësia reale, ai të intervenojë tek miku i vjetër për shpërblimin. Ndoshta po gaboj le të mbetet në ndërgjegjen e secilit që bënë një vepër të tillë. Nuk do të merrem me atë se a e meritonte romani shpërblimin apo jo, por vetë anëtarja e komisionit përzihen kur thotë: “Përgjithësisht ky roman paraqet një pasqyrë të tekstit modern të ndeshur me narracion klasik”. Tash a është modern apo klasik! Sipas saj, kjo ndihmon në dinamikë të tekstit me cilësinë e tij dhe afiniteti i shkrimtarit gjatë përshkrimit të ambienteve, të portreteve dhe të ngjarjeve në përballje të dy kodeve, të atij historik dhe të atij imagjinar. Me sa dijë unë fituesi vlerësohet për prurje të reja (jo historike), shkencore, sepse bënë zbulim në kahen e re, shprehjen e re në shtegun e ardhshëm.
Tallja me Linda Morinën, në emisionin e Ermal Mamaqit e konsideruar si protagonist kulturor, e që vuan nga problemet mentale, shprehë degradimin total medial si dhe idiotizmin gazetaresk për hapësirë të dhënë dhe shndërrimin në objekt tallje. Kjo tregon vetë tallje me kulturën tonë. Masa jonë kënaqet me shakat e një mentali, poashtu ekzistenca njerëzore tërhiqet nga budallaku më shumë se nga një muzikant apo filozof i urtë. Ky majmun ideal dhe majmunët spektatorë, poashtu edhe majmunët medial gjejnë kënaqësi në prezantimin e saj, në vend që ajo të konsiderohet si turp i dhimbshëm, ajo prek majat e famës (dihet në Kosovë, Shqipëri…) Kjo vajzë e “virgjër” (nga vetë deklarata), e shterpë në mend, trushpërlarëse e mentalitetit idiotekst, nënnjerëzor, e hallakatur deri në ekstrem, e cila nuk ka kapacitet të neuroneve ta pranoj informatën nga objektivja (nën buzëqeshje ta thatë kthen përgjigjen), shprehë një sëmundje serioze patologjike, por edhe paranojake, ndonëse të arritur qëllimin e famës, sepse “elita kosovare”, merret me këtë majmun provincial. Mediat janë treg, dhe malli shitet në këtë treg.
Po kthehet teoria e majmunit se njëherë ishim majmunë, por edhe sot njeriu është majmunë i gjithë majmunëve.
Përmbyllje: Nga ky kaos kulturor duhet të kërkohet ndihmë, shpëtim, por si mund të ndodh kjo pranë të varrosurve të cilët gati tridhjetë vjet janë të njëllojtë, janë plebenj dhe nga kjo vjen mbrapshtia, falsiteti dhe e keqja.
Faji tjetër pse qëndrojmë kaq dobët në kulturë, është së pari kultura familjare, pastaj arsimi, por ata që arsimojnë kënaqen mbas serialeve, muzikës tallave, humoreve bajate. E ku mbeten Mozarti, Bethoveni, Bahu… të zhdukur, por jo të harruar……
Diskutime rreth kësaj post