Mbi 17 vite “karrierë aktive” ka mbi supe njeriu që u përmend veçmas nga ambasadori amerikan Donald Lu. Deri para vitit 2000, emri i Emiljano Shullazit qarkullonte tërthorazi, derisa në vitin 2006, ai u kap gjatë operacionit “Identikit”.
Anëtarë të tjerë të kësaj bande, e cila është krijuar në Tiranë, janë: Pajtim Serjani, Ervin Ferhati, Artan Allushi, Erges Ymeri, Artan Shabani, Selfo Driza, Ermal Gogu, të gjithë të arrestuar.
Në nëntor të vitit 2011, ai u lirua nga burgu, pasi kreu dënimin prej shtatë vjetësh e katër muaj burg për trafik droge.
Emiljano Shullazi është cilësuar si anëtari dhe si drejtuesi i një grupi kriminal që vepron në Rrugën e Kavajës. Arrestimi i fundit i Shullazit ka qenë në datë 9 nëntor 2011, kur ai, së bashku me një shokun e tij, u ndaluan për veprën penale të armëmbajtjes pa leje. Emiljano Shullazi dhe Gilmand Dani, u arrestuan gjatë ditës së zgjedhjeve lokale të 8 majit 2011. Shullazi është kapur me armë, por ka deklaruar se ajo ishte artizanale dhe e kishte dhuratë, duke hedhur poshtë dyshimet se po planifikonte ndonjë ngjarje kriminale.
Por, Shullazi e ka nisur më herët aktivitetin e tij të botës së nëndheshme dhe i janë vrarë shumë miq.
Në vitet 1999-2000, pati një përçarje të asaj që njihet si “Banda e Rrugës së Kavajës” dhe eliminimet më të bujshme ishin ato të Denis Ginës, Edgar Libohovës, Ervin dhe Ergys Borovës, Alban Danit apo Erald Harshovës.
Më 6 qershor 2011, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani, i shpëtoi një atentati dhe pas një muaji vritet Sokol Doçi, një jurist me profesion, por i njohur edhe për miqësinë e tij të hershme me rivalët e Shullazit.
Më 26 shtator 2011, u vra Arjan Selimi dhe një vit më vonë Arlind Fuga. Më 6 prill 2012, Pajtim Serjanit, mikut të Shullazit, i bëhet një atentat. Më herët, në vitin 2004, Shullazi u kap me armë pa leje, teksa u paraqit me emrin Ervin Banaca. Ai u pyet edhe për një vrasje të dyfishtë me tritol, të cilën e mohoi.
Padyshim që fillimjanari i vitit të kaluar, kur Shullazi u mbrojt haptazi, ndonëse ishte objekt i një atentati në Kashar, shënoi edhe momentin kulminant kur vulosi paprekshmërinë e tij. Mikut të Shullazit, Pajtim Serjanit, iu bë një atentat, por polici Roland Meta vrau vrasësin me pagesë, Arianit Sterio, para se ai t’i eliminonte. Me gjasë, Shullazi që ndodhej në Krujë, niset për në Tiranë dhe qëllohet me kallashnikov, teksa ndodhej në makinë bashkë me Gilmando Danin./Shqip
Diskutime rreth kësaj post