Profesori shqiptaro-amerikan Pëllumb Pilinçi, i cili është kthyer në Shqipëri pas disa dekadash, shprehet se nuk është vetëm ish-Kryeministri Sali Berisha ‘Non Grata’ nga SHBA, por ka dhe shumë të tjerë.
Ai thotë se persona “Non Grata” ka në Kuvend dhe qeveri. Më tej shton se dosjet e këtyre personave i ka SPAK, ndërsa thotë se prokurori që ndodhet në krye të BKH është ‘Non Grata’.
Pjesë nga intervista në Ora News
“Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria, për arsye se të korruptuarit këtu kanë vjedhur dhe kanë grabitur aq shumë pasuri. Në Shqipëri po ti llogarisësh 1484 kanë qenë deputetë për 29 vjet, të gjithë janë “Non Grata’, ju e dini që vetëm Berisha është “Non Grata’ , jo janë shumë ‘Non Grata’. Burgun e Reçit e ka bërë Amerika dhe Gjermania. Ne me Amerikën jemi së bashku, duam që Shqipëria të marrë atë që i takon. Unë nuk mund të them emra, por që nga Kali i Skëndërbeut, të hysh në Kryeministri të dalësh në Kuvendin Popullor janë të gjithë ‘Non Grata’. Non Grata do të thotë që pasurinë që e ke vjedhur do ia kthesh popullit.
Dosjet janë përfunduar. Amerika ka bërë SPAK dhe BKH. BKH me Prokurorin që është sot, dosjet janë të firmosura në tavolinë, por ai nuk vepron se edhe ai është ‘Non Grata’.”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post