Profecia e Nostradamus: Lufta e Madhe do të nisë në Francë dhe…
Në një pjesë të librit ” Profecitë e Nostradamus ” autori shkruante se “lufta e madhe do të nisë nga Franca”.
“Lufta e madhe do të fillojë në Francë dhe më pas gjithë Europa do të goditet. Ajo do të jetë e tmerrshme dhe e gjatë për të gjithë. Më në fund do të vijë paqja por do jenë të paktë ata që do ta shijojnë”, shkruan Nostradamus.
Pas ngjarjes së Parisit fjalët e Nostradamus të fusin të dridhurat. Frika që ekziston në Europë është e dukshme dhe çdo vend është i trembur se mund të jetë objektivi i
ardhshëm i ISIS.
Në profecitë e Nostradamus edhe për një sulm të mundshëm mbi Romën.
“Kuajt e kozakëve do të pijnë ujë në burimet e Romës. Roma do të zhduket dhe zjarri do të bjerë nga qielli duke zhdukur qytetin.
Çdo gjë do të humbasë dhe do të shihen vetëm vrasje”, shkruante Nostradamus. Ai vazhdon më tej parashikimin e tij ogurzi.
“Të drejtët do të vuajnë shumë. Roma do të humbasë besimin dhe do të bëhet foleja e Antikrishtit. Djajtë do të shkaktojnë rrëmujëra dhe njerëzit do të bëhen perversë gjithnjë e më shumë”, shkruante Nostradamus.
Është e vërtetë që këto fjalë janë shkruar pesë shekuj më parë por duke parë ngjarjet e fundit rezultojnë gjithmonë e më shqetësuese.
Diskutime rreth kësaj post