Foxconn, kompania që prodhon telefonat iPhone të kompanisë amerikane Apple, është duke rritur përpjekjet për rekrutim të punëtorëve pas trazirave në fabrikën më të madhe të saj, që gjendet në Zhengzhou të Kinës.
Punëtorët që me sukses referojnë një mik apo anëtar të familjes për të punuar në fabrikë, do të shpërblehen me 141 dollarë.
Ky vendim është marrë pas disa pamjeve që janë publikuar javën e kaluar në rrjetet sociale, në të cilat janë parë protestues të zemëruar brenda fabrikës.
Vetë Apple ka paralajmëruar se dërgesat e modelit iPhone 14 do të vonohen për shkak të kufizimeve të COVID, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Muajin e kaluar, Foxconn ka kërkuar falje për një “gabim teknik” që ka ndodhur në sistemin e pagesave pas nisjes së protestave në fabrikë.
Punëtorët është thënë se kanë protestuar kundër masave të rrepta të pandemisë, si dhe për mosmarrje të pagës.
Diskutime rreth kësaj post