Ministri i Europës dhe Punëve Jashtme, Ditmir Bushati, organizoi sot një takim konsultues për ngritjen e strukturës për zhvillimin e negociatave me BE-në. Mbledhja u organizua në ministrinë e Jashtme. Bushati theksoi se ekipi negociator do të përbëhet nga 7 anëtarë.
“E kërkova këtë takim në 8 të kuptoja gatishmërinë”, tha ministri, teksa u shpreh më tej i zhgënjyer nga angazhimi i bashkive.
“Kemi nisur punën përgatitore për procesin screening. Por jam i zhgënjyer nga angazhimi i bashkive në këtë proces. Bashkitë duhet të jenë aktive në këtë proces. Janë ato që japin shërbimet kryesore ndaj qytetarëve. Është zhgënjyes fakti se pavarësisht se janë financuar euro nga BE për zyrat e integrimit, është koha finale për të rishikuar edhe njëherë termat. Për të shikuar ato institucione që janë gati për tu përfshirë në këtë proces”, tha Bushati.
Diskutime rreth kësaj post