Sytë janë një pjesë e trupit, me anë të së cilit ne mund t’i diagnostikojmë disa probleme shëndetësore nëse tregojmë kujdes në disa shenja paralajmëruese.
Disa nga këto shenja të paraqitura nga ekspertët janë:
Njolla të verdha në qepalla – shfaqja e njollave të verdha në qepalla mund të tregojë se niveli i kolesterinës është shumë i lartë. Këto njolla janë depozita yndyrnash, të cilat shfaqen në disa zona të trupit.
Ndjeshmëria e lartë ndaj dritës – nëse keni ndjeshmëri të lartë ndaj dritës dhe ju thahen sytë, atëherë keni të bëni me një sëmundje imunitare, e cila zakonisht i prekë gratë mbi moshën 40- vjeç.
Shikim i dobët – nëse ky problem ju shfaqet papritur, atëherë keni të bëni me isshemi. Nëse shikimi i dobët shoqërohet edhe me mpirje te gjymtyrëve, duhet të keni kujdes dhe te konsultoheni me ndonjë mjek.
Hollim i vetullave – nëse vëreni që me kalimin e moshës, qimet e vetullave fillojnë t’ju bien, atëherë keni probleme me gjëndrën tiroide. Edhe thinjat në vetulla mund të tregojnë që ju keni probleme me gjëndrën tiroide.
Diskutime rreth kësaj post