Problemet e syve: Kur keni nevojë për syze
Për të parë diçka në mënyrë të qartë, drita nga objekti që po shohim duhet të fokusohet tek retina në fund të syrit. Fokusimi bëhet nga ndryshimi i lenteve në sy, ashtu siç duhet të rregullohen (fiksohen) për të parë objektet e afërta dhe të largëta.
Një sy normal i relaksuar i fokuson në mënyrë natyrale objektet shumë të largëta. Kur ne shohim diçka nga afër, muskujt e veçantë ndryshojnë formën e lenteve të cilat janë mjaft fleksibël, në mënyrë që imazhi të fokusohet sërish në retinë. Ky ndryshim në formën e lenteve quhet akomodim.
Ndërsa plakemi lentet tona humbasin fleksibilitetin dhe aftësinë e tyre për t’u akomoduar. Fokusimi në objekte të afërta bëhet gjithnjë e më i vështirë. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz me sy “normalë” do të kenë nevojë për syze leximi pas moshës 40 vjeçare. Ky është procesi natyral i quajtur presbiopia (largpamje).
Shikimi në distancë të afërt
Kur kemi shikim në distancë të afërt (miopi), lentet e relaksuara fokusojnë objektet e largëta diku në fillim të retinës dhe shkaktojnë një pamje jo të qartë. Syzet me lente të veçanta të cilat “e ndryshojnë” dritën janë të nevojshme për shikim të largët që në moshë të re. Megjithatë, kur shihen objektet e afërta, lentet nuk kanë nevojë për të ndryshuar formë dhe kjo është arsyeja pse njerëzit me miopi nuk kanë nevojë për syze leximi.
Shikimi në distancë të largët
Kur kemi shikim në distancë të largët (hipermetropi) ndodh e kundërta. Objektet e largëta fokusohen në mënyrë natyrale pas retinës. Megjithatë, muskujt e syve, nëpërmjet te ashtuquajturit akomodim i syrit i ndryshojnë formën lenteve dhe si fillim syzet nuk janë të nevojshme. Objektet e afërta gjithashtu shihen qartësisht për shkak të akomodimit në rritje. Por ndërsa lentet humbasin këtë fleksibilitet, ky akomodim në rritje nuk mund të arrihet. Ndaj, njerëzit me shikim të largët do të kenë nevojë për syze leximi në një moshë të re (zakonisht rreth të 30-ave) dhe mund të kenë nevojë edhe për syze të tjera për të parë larg pasi aftësia e lenteve për të ndryshuar formën bie në mënyrë graduale.
Diskutime rreth kësaj post