Ushqimet që konsumojmë shpesh herë janë mjaft të rëndësishme për të zbutur vuajtjet që kemi nga probleme të ndryshme shëndetësore.
Një studim i kryer së fundi nga Universiteti i San Antonios ka zbuluar se çokollata e zezë i ndihmon ndjeshëm personat që kanë probleme me shikimin.
Studimi zgjati 52 ditë dhe në të morën pjesë 9 burra dhe 21 femra të cilët konsumuan gjatë kësaj periudhe çokollatë të zezë dhe të bardhë të ndarë në grupe.
“Pas testimit të mprehtësisë vizuale, u arrit në përfundimin se konsumimi i çokollatës së zezë kishte sjellë 60 % përmirësim të shikimit” tha Dr. Rabin që udhëhoqi studimin.
Çokollata e zezë është e pasur me flavonol një përbërës bime antioksidues shumë i rëndësishëm. Ky përbërës zbut efektet e sëmundjeve si Parkinsoni dhe Alzheimeri.
Diskutime rreth kësaj post