Gjykata e Lartë ka rrëzuar padinë e Ministrisë së Energjisë dhe Indurstrise, e cila kërkonte të hetoheshin për shpërdorim detyre tre ish-ministra dhe dy ish-zv.ministra të kabinetit Berisha.
Kallëzimi i kësaj ministrie u depozitua një vit më parë në Prokurorinë e Përgjithshme për dyshimet se zyrtarët e lartë kishin shpërdoruar detyrën gjatë privatizimit të OSSH-së.
Por Prokuroria e Përgjithshme i pushoi hetimet me argumentin se nuk kishte elementë të shëprdorimit të detyrës ndaj të kallëzuarve në postet e ministrave të asaj kohe si Genc Ruli, Ridvan Bode dhe Florjon Mima dhe ish-zv.ministrave Enno Bozdo, Neritan AlibalI dhe ish-këshilltarja Suzana Guxholli.
Juristët e Ministrisë së Energjitikës pretenduan në gjykatë se nga procedurat e privatizimit të OSSH-së shtetit shqiptar i është shkaktuar në buxhet një dëm i konsiderueshëm ekonomik.
Por prokuroria, sikurse edhe në vendimin e pushimit të hetimeve, këmbënguli se nuk ka shkelje të detyrës përsa kohë vendimi është kolegjial nga Këshilli i Ministrave.
Pasi ka dëgjuar palët, Gjykata e Lartë vendosi t’i japë të drejtë Prokurorisë së Përgjithshme me arsyetimin se nuk ka vepër penale.
Diskutime rreth kësaj post