Këtë të premte është vendosur pezullimi i mjeteve të vogla në Vlorë për shkak të parashikimeve për përkeqësim të motit.
Ndërkaq, lundrimi për tragetin Vlorë-Brindisi do të vijojë normalisht.
“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datës 10 Mars 2023 duke filluar nga ora 10.00 datë 10.03.2023 në drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën deri 5-6bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.00m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.
Në bazë të kësaj situate pezullohet në Vlorë lundrimi detar për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit. Vijon lundrimi për tragetin Vlorë-Brindisi”, thuhet në njoftimin e autoriteteve.
Diskutime rreth kësaj post