Drejtuesi i PD në qarkun e Durrësit, Edi Paloka, paralajmëron surpriza në numërimin e votave në vijim. Ai pohoi se bastionet e së djathtës ende nuk janë numëruar, ndaj i ftoi qytetarët që të presin.
Në një prononcim për mediat, Paloka tha se do të dalë e vërtetë ajo çka ka pasur si parashikim PD.
“Bastionet e tjera të PD nuk janë numëruar, ndaj prisni. Çfarë kemi thënë do të dali e vërtetë. Shqiptarët kanë votuar për ndryshimin dhe jemi të bindur se ndryshimi do të vijë. Presim ndryshim edhe në Durrës”, tha Paloka.
Diskutime rreth kësaj post