Sot në orë 18:00 në stadiumin “Air Albania”, Partia Socialiste do të mbledhë sot Kongresin në orën 18:00. Kongresi përkon edhe me 30-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, ku në fokus do të jetë rizgjedhja e strukturave, hapja e partisë dhe anëtarësimet e reja.
Ditën e sotme pritet që socialistët të paraqesin në Kongres vizionin për Shqipërinë 2030 dhe angazhimet kryesore të programit qeverisës. Siç është folur nga zërat e partisë, kongresi do të bëjë analizë edhe rezultatit të 25 prillit, pasi jo të gjitha strukturat kanë arritur rezultatin e parashikuar.
Një ditë më parë Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla zbuloi se aktiviteti do të nisë me punimet me përkujtimin e figurave të saj kryesore që kanë dhënë kontribut në 30 vite dhe më pas në pjesën e dytë do të prezantohet vizioni për Shqipërinë 2030 dhe objektivat për mandatin e radhës.
Mësohet se Kongresi do të fillojë në orën 18:00 dhe gjithçka do të zhvillohet në zbatim të masave kundër koronavirusit. Hapja do të bëhet me një video dokumentar për rrugëtimin e PS. Në vendimin për thirrjen e Kongresit të jashtëzakonshëm të partisë gjatë Asamblesë së PS, është zbardhur dhe rendi i ditës.
1.Hapja e Kongresit (Himni Kombëtar);
2.Rrugëtimi i Partisë Socialiste prej 12 Qershorit 1991;
3.Vizioni për Shqipërinë 2030 dhe Programi Qeverisës në Mandatin e Ri.
4.Miratimi i Vendimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë:
5.Vendim “Për ngritjen dhe funksionimin e Komisionit të Posaçëm të Analizës për Zgjedhjet e Përgjithshme të 25 Prill 2021”;
6.Vendim “Për zhvillimin e analizave për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit 2021”;
7.Vendim “Për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë”;
8.Vendim “Për zhvillimin e fushatës së anëtarësimeve të reja në parti”;
9.Vendim “Për përfundimin e procesit të ngritjes dhe funksionimit të Regjistrit Digjital të Partisë”;
10. Vendim “Për miratimin e Kalendarit Politiko-Organizativ të Partisë për periudhën Qershor-Dhjetor 2021”.
Diskutime rreth kësaj post