Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi gjatë fjalës së tij është ndalur te çështja e padisë së PD në SPAK, ndaj kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës,
Topi theksoi se duhet dhënë besim SPAK, e nuk duhet ngarkuar me presion dhe ngjyrime politike. Ai është i mendimit që është ende herët që të shohim rezultate konkrete prej saj.
PD ka bërë një kallëzim në SPAK për Qerim Isamilajn, kreun e bashkisë së Mallakastrës. Sipas PD, padia do të shkojë në SPAK për pezullim të detyrës. A do të ketë zhvillime të reja të SPAK?
Bamir Topi: Duket sikur po kalojmë nga dominanti kryesor i politikës në periferi. U bënë shumë. Kam parë që kanë dalë edhe kryebashkiakë të tjerë, njerëz pa nevojë, që kanë gënjyer. Kam parë që të gjithë janë lënë në fatin e tyre, si një çështje personale, private. Kam parë kryeministrin duke larë duart para opinionit publik duke thënë keni avokatin dhe mbrohuni. Çështja e shtetit, s’është private, individuale, ku mund të lash duart dhe t’i thuash të zgjedhurve të t’u ik merru atje. Këto s’janë raste të izoluara janë shumë.
Shihni përgjegjësi dhe te Rama?
Bamir Topi: Jam mësuar të fluturoj lart, në të gjithë mënyrën e komportimit në jetë. E kam fjalën që përgjegjësia është e atij që konsiderohet faktori dominant. Faktori dominant është kryetari i partisë. Është ai person që ka pushtetin absolut në Shqipëri, e në fund fare, kur vjen puna te përgjegjësia thotë kështu. Unë shoh raportin që ka kryeministri me publikun. Përgjegjësinë e ka ai që i ka zgjedhur. Në rast se ju nuk ia atribuoni kokës, do të thotë që qeverisim me këmbë. Po të ishte një rast po, por janë shumë raste. A ka përgjegjësi politike ky njeri? Njeriu kur merr ekskluzivitetin e gjithçkaje në ktë vend se ke thjesht për benifite, jo, duhet të pranosh.
Rama dy vite më parë hodhi një shashkë që të zgjatej afati i verifikimeve për kandiatët që do të jenë për zgjedhjet publike. Mbeti vetëm një nismë në ajër dhe nuk u finalizua. A ka nevojë edhe për një rishikim ky ligj?
Bamir Topi: Kjo barrierë funksionon. Përderisa dalin, funksionon. Problemi që po diskutojmë është tjetër gjë. Duhet thënë si është fituar. Ka filluar dhe statistikisht që gjërat të shkojnë keq. Nëse do të ishte një rast, nuk do të flisja, por këto janë rekorde negative për zotin Rama. Unë mendoj që përgjegjësia është e tij.
Kjo vendimmarrje e opozitës dhe aksionet e fundit të SPAK kanë sjellë një lloj besimi nga opozita ndaj këtij institucioni. Duket se SPAK ka sulmuar majtas. Është rritur ky besim?
Bamir Topi: SPAK është një institucion i prodhuar nga Reforma në Drejtësi. Kjo është natyrë e politikës. Padyshim aty ku ka dhe opozicion ka dhe kritika, oponencë, paragjykim. SPAK duhet të trajtohet si një institucion dhe duhet parë në vazhdimësinë e tij. Flitet rreth një muaj vetëm për SPAK. Koha do të tregojë se si do të jetë performaca e saj. Duhej dhënë besimi, por s’duhet ngarkuar shumë. Institucionet nuk gjykohen sot për sot, as për selektivitet, çështjet janë aty.
Diskutime rreth kësaj post