Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për integrim, Monika Kryemadhi pasditen e sotme ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike ku pritet të takohet me kreun e PD, Lulzim Basha.
Së bashku me Kryemadhin ka qenë edhe Petrit Vasili, ndërkohë takimi vjen pak orë pas takimit të kreut të PD-së me Ambasadorin Gjerman, Peter Zingraf.
Kujtojmë se takimet në selinë e PD po mbahen një ditë para mbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.
Diskutime rreth kësaj post