Deputetja Rudina Hajdari foli për aksionin e saj politik dhe për alternativën e re që ajo do t’u ofrojë shqiptarëve.
Hajdari u shpreh se lançimi i kandidatëve të partisë së saj të re do të bëhet këtë muaj.
“Në grupin tonë secili ka peshë dhe rëndësi. Ka një lloj strukturimi. Lançimin e kandidatëve do t’a bëjmë këtë muaj. Kemi zgjedhur kandidatët pak a shumë për të gjithë qarqet.
Ky grup që ka anëtarë të Nismës thurrje. Konflikti ynë me “Nisma Thurrje” u fry nga media.
Ne nuk ramë pre e këtij presion, fillimet janë të vështira. Vizioni i grupit fillon me 26 prill. Është me vizione të qarta, nuk i shërben asnjë lloj grupimi.
Në 2025 do të ecim më para me reformën zgjedhore. Ne do ta fitojmë këtë betejë që ka të bëjë me vendosjen e shpresës dhe demokracisë në Shqipëri”, tha ajo për A2.
Diskutime rreth kësaj post