Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko thotë se Sali Berisha i ka protestat si një lloj fuqie dhe kjo është skemë e tij për të bërë premtime se do të marrë pushtetin. Sipas Bejkos, Berisha e realizoi qëllimin e vet në këtë protestë, pasi e përdori si një ‘truk’ për të marrë disa deputetë të cilët ishin të lëkundur dhe ju bashkuan protestës.
‘Nuk ka ndryshuar staturi i Berishës, ka qenë non grata dhe vijon të jetë non grata. Berisha vazhdon të jetë aktor i rëndësishëm politik, autoritar, ka të njëjtin fjalor. Berisha protestën e ka si një lloj fuqie. Është skemë e Berishës dhe me protesta kemi premtuar që të rrëzojmë qeverinë. Pushtetin e morëm kur ndryshuam taktikë dhe strategji dhe jo me protesta. Demokratët janë mësuar me protesta. Kjo nuk ka qenë protestë më e madhe se protesta që ka zhvilluar edhe Basha. PD vijon të jetë e përçarë dhe kjo nuk na bën optimist. Në këtë protestë është larguar aktori i parë politik që ishte Basha. PD ka gjetur pronarin dhe një pjesë që janë në protestë kanë pranuar ta pranojnë Berishën pa kushte, ka tjerë që janë të rebeluar. Mendoj se e realizoi qëllimin e vet Berisha në këtë protestë. Disa deputetë kam vënë re që janë të lëkundur, pasi u ekzaltuan edhe nga pjesëmarrja. Këto deputetë po humbasin identitetin e tyre personal. Berisha e përdori këtë ‘truk’, që i detyroi deputetët të ishin në protestë.’- u shpreh Bejko.
Diskutime rreth kësaj post