Shtërngohen rregullat nga qeveria Shqiptare për përdoruesit e droneve, një prej pajisjeve të futura masivisht në përdorim gjatë viteve të fundit në vendin tonë. Tashmë kush posedon një “dron”, nëse do të vendosë ta mbajë atë në përdorim do të duhet të pajiset me nje leje te posaçme.
Autoriteti i Aviacionit Civil eshte duke draftuar rregulloren per keto pajisje, e cila do te synoje rregullimin e ketij aktiviteti per qiej me te sigurt. Dokumenti eshte ne faze diskutimesh dhe ende nuk jane percaktuar detajet qe do te ndiqen, por referuar rregulloreve te Bashkimit Evropian, marrja e ketyre lejeve nuk njeh kufizim, por thjesht synon regjistrimin e personave qe i kane ne perdorim keto pajisje. Gjithashtu, rregulloret e BE-se percaktojne edhe vende, ku eshte i kufizuar perdorimi i droneve sikurse mund te jene aeroportet apo zona ushtarake.
Pajisja me leje nuk parashikon tarifa aplikimi, çka sugjeron se ky proces do te jete falas. Nderkaq, duke marre ne konsiderate rregullimin e ketij aktivitetit ne vendin tone, Autoriteti i Aviacionit Civil do te ofroje nje kurs falas mbi konceptet baze per mjetet e vogla te fluturimit. Shqiperia eshte nder te paktat vende ne rajon, qe nuk kane ende nje rregullore per perdorimin e ketyre pajisjeve. Por arsyeja pse vjen ky vendim lidhet pikërisht jo vetëm me sigurinë, por edhe luftën e shpallur ndaj krimit të organizuar, i cili këto pajisje i ka futur në masë në përdorim sa i përket vëzhgimit të territorit, e kryesisht kufinjve të gjelbërt e atyre ujorë, në rastet e trafikimit. Përmes droneve ato kanë një panoramë të plotë të territorit, ç’ka edhe i lejon më pas për të operuar.
Gjithashtu një nga pikat ku dyshohet se dronët kanë qënë ndihmese, janë edhe monitorimet e bëra në parcelat me kanabis, për të cilat edhe vete policia u detyrua gjatë vitit të fundit t’i përdorte dronët për këtë vëzhgim. Megjithatë ligji prek edhe fusha të tjera, pasi në vendin tonë në masë dronët po përdoren për xhirimet e klipeve, dasmave apo evenimenteve të tjera, këtu edhe ato politike. Por gjithçka tashmë në bazë të një ligji të ri që këto pajisje i regjistron dhe shteti di me saktësi se kush i ka në përdorim dhe për cfarë arsyesh.
Diskutime rreth kësaj post