Meteorologu Hakil Osmani nga MeteoAlb ka treguar se si do të ndryshojë moti përgjatë ditëve në vazhdim. Duke folur me moderatorët Sibora Bitri dhe Enkel Demi, Osmani tha se kjo e hënë do të nisë me reshje shiu në orët e pasdites në disa zona, ndërsa më pas mëngjesin e nesërm reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë territorin.
Kjo situatë do të vazhdojë me luhatje deri në fund të javës, ndërsa fundjava do të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike.
“Vranësirat do të shtohen duke bërë që në orët e mesditës të kemi reshje shiu fillimisht në ultësirën perëndimore. Të martën paradite do të ketë reshje në të gjithë vendin.
Ndërsa pasditen e të martës do të kemi një përmirësim. Kjo situatë do të vazhdojë gjatë javës ndërsa në fundjavë do të ketë një përmirësim Si në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut ashtu si në Shqipëri priten reshje shiu në orët në vazhdim. Ndërsa pas të martës do të ketë vranësira me reshje të pakta
Temperaturat do të mbeten konstante duke pësuar një ulje përgjatë ditëve ne vazhdim. Pritet të temperatura maksimale të shkojë në 20 gradë”, – tha Osmani ABC-në e Mëngjesit.
Diskutime rreth kësaj post