Me rritjen e temperaturave që vijnë nga Mesdheu dhe Afrika Veriore, njëkohësisht kemi edhe masa ajrore të lagshta ciklonike nga Atlantiku i largët që herë pas here pritet të na sjellin reshje shiu. Temperaturat po rriten vrullshëm sa që pritet edhe shkrirja e borës edhe në viset malore afërsisht deri 1400 metra lartësi mbidetare.
Reshjet më të dendura të shiut ditëve të ardhshme priten në veri të Shqipërisë dhe po ashtu edhe në jug dhe jugperëndim të vendit ku herë pas here priten shtrëngata shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në viset tjera reshjet do të jenë më të rralla në fillim, por pas disa ditëve priten reshje shiu në gati tërë territorin e Shqipërisë. Reshje të fuqishme shiu priten në Mal të Zi.
Diskutime rreth kësaj post