Meteorologu i njohu, Hakil Osmani ka bërë një parashikim të motit për javën e parë të shkurtit. Meteorologu u shpreh në “ABC e mëngjesit” se dita e sotme ka një rritje të vlerave minimale dhe maksimale, por do të shoqërohet me ulje të lehtë gjatë ditës së nesërme.
“Dita e sotme ka patur rritje ne vlerat minimale dhe maksimale. Pritet një rënie e lehtë ditën e nesërme në zonat malore. Pritet që pasditja e së martës të sjellë vranësira, ndërsa në zonat veriore dhe verilindore do të kemi reshje dëbore. Të mërkurën territori shqiptar do të përfshihet nga reshje dëbore. Në ultësirat perëndimore nuk do të jetë shumë shqetësuese. Intensiteti pritet të jetë mesatar dhe nga e mërkura do të ketë herë pas herë reshje dëbore. Do të ketë edhe një ndryshim të menjëhershëm të vlerave termike. Në det të hapur do të shoqërohet me probleme ku dallgëzimi do të arrijë në shtatë apo tetë ballë. Për këtë 10 ditësh të parë të shkurtit, dita e enjte dhe e premte do të jenë ditët më të ftohta”, – u shpreh meteorologu.
Diskutime rreth kësaj post