Nga sot Shqipëria dhe Mali i Zi do të kenë një pikë të re kufitare në Grabom të Malësisë së Madhe, por për kryeministrin Edi Rama ndërtimi i infrastrukturës është hap i pamjaftueshëm nëse mes dy vendeve nuk hiqen burokracitë dhe barrierat tarifore.
I pranishëm në ceremoninë e organizuar ishte edhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Prerja e shiritit për inaugurimin e pikës së përbashkët kufitare do bëhej mes kryeministrit Rama dhe kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, por në moment të fundit Rama ka kërkuar që në prerjen e shiritit të ishte edhe Dritan Abazoviç.
“O Dritan hajde këtu hajde, hajde more këtu…”, dëgjohet të thotë Rama dhe e kap nga krahu.
Ja merri gërshërët, prite…ashtu, bravo”, shton Rama.
Diskutime rreth kësaj post