Ditën e sotme, deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ishte në ambientet e SPAK për të dhënë dëshminë e tij përpara hetuesve në lidhje me disa akuza të tij se krimi po përfiton tenderë publike në Fier. Në dalje pas dhënies së dëshmisë në fjalë, z. Koçi dha një deklaratë të fortë kur tha se njerëz nga bota e krimit kanë lidhje me LSI, madje ndikuan dhe ne zgjedhjet e fundit.
Analisti Agim Baçi ka komentuar deklaratat e deputetit socialist Petro Koçit pas daljes nga SPAK.
Ai i shikon ato si një ogur i mirë i punës së nisur nga SPAK në këtë drejtim, që ka të bëjë pikërisht me ndëshkimin e pandëshkueshmëve.
“Mungesa e drejtësisë në këtë vend deri më sot ka bërë që si opozita ashtu edhe mediat të dalin në rolin e thashethemexhiut sepse nuk ia merrte askush për bazë denoncimet. E përgëzoj z. Koçi që ka bërë këtë hap. Shpresoj që SPAK të jetë serioz dhe ti shkojë deri në fund këtij hetimi dhe të japë një rezultat konkret. Ne kemi vuajtur deri më sot për shkak të mungesës së pandëshkueshmërisë.”, është shprehur ndër të tjera në lidhje me këtë çështje, Agim Baçi.
Analisti e lidhi edhe shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit me vendosmërinë se askush më në Shqipëri nuk është i paprekshëm, dhe si sipas tij, jo më kot ky hap u nis me Berishën, për të dhënë mesazhin e qartë që ka mbaruar koha e pandëshkueshmërisë.
“Me shpalljen non grata të Sali Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit, çdokush në Shqipëri është i prekshëm. Pra, në qoftë se deri dje kishim një mit që nuk thyhej, sot ka filluar të ndodhë kjo gjë dhe kjo shpallje non grata e ish-kryeministrit tregon që asnjë nuk do të jetë i paprekshëm.”, vijoi më tej Baçi për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post