Myslim Murrizi ka folur për tenderin që ka denoncuar në SPAK. Ai thekson se 5 firmëtarët që kanë firmosur për këtë tender, në babëzinë e tyre janë verbuar nga sytë, duke shënuar si datë fillimi të punimeve 2018-tën dhe si datë dorëzimi të objektit 2017-tën.
“Për tenderin që kam denoncuar në SPAK thuhet se investitor është ministria e Bujqësisë për këtë projekt me vlerë 6 milionë euro. Ky është një tender që është realizuar brenda 8 muajsh, por uji nuk shkon asgjëkund. Unë kam kërkuar informacione për prokurimet publike në të gjitha institucionet në vend. Në bazë të ligjit ata janë të detyruar që të vënë në dispozicion informacionet. Në këtë kthim përgjigje më thonë se vaditet i gjithë fshati, ndërkohë që nuk ka asnjë tub që shkon gjëkundi. Ky projekt ka parashikuar që të shkojnë tuba plastike dhe dalje me sahat. Unë duke pasur informacion dhe kam depozituar një padi.
5 firmëtarët që kanë firmosur për këtë tender, në babëzinë e tyre janë verbuar nga sytë, duke shënuar si datë fillimi të punimeve 2018-tën dhe si datë dorëzimi të objektit 2017-tën. Pra këta vijnë mbrapsht me kalendarin. Vetëm në këtë aspekt që nuk kanë treguar mungesë serioziteti, duket të merret prokurori. Këta kanë firmosur qorrazi. Ndërsa tenderi tjetër ka të bëjë me lopët, ku një firmë me oferta të larta është shpallur fituese. Ndërsa çmimi real i tregut është ndryshme, sepse një lopë nuk kushton mbi 3 milionë lekë, sepse një lopë bashkë me viç nuk shkon më shumë se 1.5 milionë. Për mua është dyshuese kjo skemë sepse është shpërndarë në fushatë elektorale”, tha ai për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post