Pak para publikimit të këngës “Fatkeqësi” nga rap-artisti Mozzik, ky i fundit së bashku me Efi Dhedhes ishin në qendër të thashethemeve teksa u përfol për një lidhje të mundshme mes tyre deri sa u zbulua që Efi ishte pjesë e videoklipit të këngës.
Edhe pse fillimisht u duk që kishin një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin siç duket papritur diçka ndodhi mes tyre.
U bë kohë që Mozzik ndjek shumë pak persona në rrjete sociale, por Efi nuk është një prej tyre.
Mirëpo nga ana tjetër Efi e kishte rap-artistin në listën e “following” të saj por siç duket papritur vendosi që të mos e ndjekë më.
Po ashtu, para pak ditësh Mozzik publikoi albumin e ri ‘Mërgimstar”, në të cilin ka dy këngë edhe me Dafinën. Dhe këtu Efi ia bëri “boom”, mbështeti vetëm Dafinën për projektin e ri!
Ajo jo vetëm nuk suportoi, publikisht, Mozzik për albumin siç ka bërë këto kohë, por ndau një foto të këngës duke i bërë tag vetëm Dafinës.
Diskutime rreth kësaj post