Miss Universe Albania 2022, Deta Kokomani, ka ndarë publikisht një histori prekëse të njërës prej misseve gjatë eksperiencës së saj në Miss Universe.
E pyetur në “S’e luan topi” për një nga historitë që i ka bërë më shumë përshtypje, ajo tregoi rastin e Miss Tajlandës.
“Secila vajzë kishte kauzën e saj, por një që më pëlqeu më shumë ishte Miss Tajlanda. Në mbrëmjen finale, ajo kishte bërë një fustan komplet të punuar prej hapëseve të kanaçeve prej alumini.
Kjo kishte një domethënie shumë të bukur, pasi prindërit e saj, për shumë vite në kushte të vështira ekonomike, kishin punuar si pastrues rrugësh ose duke mbledhur mbeturina. Ajo kishte pasur pak turp, si çdo fëmijë në adoleshencë, por tani kishte vendosur ta bënte këtë fustan që të falënderonte prindërit e saj për gjithë punën e palodhur që ata kanë bërë që ajo të arrinte këtu ku është. Mendoj se ishte një çast shumë i bukur dhe fitoi si fustani më i bukur i mbrëmjes.”, tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post