Pas publikimit të videos së përplasjes fizike të një dite më parë mes Princit Leka dhe bashkëshortjes së tij në proces divorci, Elia Zaharia, çifti është përballur sot në Gjykatën e Tiranës.
Gazetarja Anila Hoxha bën të ditur e Gjykatësi i dhomës civile ka pranuar kërkesën për urdhër-mbrojtje nga njëri-tjetri të Elia Zaharias dhe Princ Lekës.
Vendimi u dha nga gjyqtari Artan Haradinaj.
Mësohet se gjykatësi ka urdhëruar që Princi Leka mund ta takojë vajzën e vogël 3 vjeçare vetën në prani të dados. Ndërkohë që çifti duhet të mbajë distancë 5 metra nga njëri-tjetri.
Diskutime rreth kësaj post