Në Durrës është shtyrë afati për dorëzimin e kandidaturave për primaret në PD. Mediat bëjnë me dije se afati është shtyrë për shkak se kandidatit potencial Igli Cara ka pasur një fatkeqësi familjare.
Një kandidat tjetër i mundshëm është Arlind Boshku, i cili ka njoftuar në rrjetet sociale se ka marrë propozimin nga anëtarët e PD që të kandidojë në primare.
Ndërkohë ditën e nesërme mbaron afati për dorëzimin e kandidaturave në Durrës dhe ende nuk ka asnjë emër zyrtar për kandidat.
Deri më 13 nëntor, është koha që i jepet në dispozicion, Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, për të filtruar të gjithë kandidaturat.
3 dhjetori është koha e parashikuar në vendimin e Kryesisë së Partisë Demokratike, si koha e fushatës, ndërsa më 4 dhjetor, demokratët dhe simpatizantët e PD-së mund të votojnë për kandidatët.
Diskutime rreth kësaj post