Julian Deda, është një nga kandidatët e primarëve për Bashkinë e Tiranës, ku dha një mesazh për mediat pasi votoi ditën e sotme.
“Sot është ditë feste për PD-në dhe ditë zie për Erion Veliajn. Sot demokratët do të zgjedhin më të mirin e më të mirëve. Kam një thirrje për ata që nuk kanë votuar, të shkojnë të votojnë dhe ta shprehin vullnetin e tyre me votë. Procesi është i shkëlqyer. Në fund të votojnë numrin shtatë,” tha Deda.
Aktori i njohur u shpreh se ai do jetë fitues i këtyre primareve.
Kujtojmë se sot demokratët dhe simpatizantët e PD-së votojnë për herë të parë në një proces historik për primaret.
Diskutime rreth kësaj post