Eduard Ndocaj ka qenë i ftuar në emisionin 360 Gradë në Zjarr TV, ku ësjtë intervistuar nga Greta Hoxha, e cila mbante veshjen e saj të zakonshme, një xhaketë sipër gjoksit të zbuluar.
25-vjeçarja për të cilën ka shkruar edhe “New York Post”, nisur nga edicionet e lajmeve që jep me gjoks të ekspozuar, rrëfen më shumë për ‘Panorama’ se si u ndie përballë politikanit.
Të pamë në studion e “360 gradë” me deputetin Eduard Ndocaj, që njihet si “Kaubojsi” i Kuvendit. Çfarë përshtypje të la gjatë intervistës ?
Çdo gjë Ok. Unë kam bërë dhe intervista të tjera jo me atë format. Por, gjithsesi, nuk ka asnjë ndryshim. Folëm pak para se të hynim në studio, pra para se të dilnim në transmetim, dhe e gjithë vëmendja ishte që intervista të dilte sa më mirë.
Pati momente të sikletshme gjatë intervistës, u shpërqendrua deputeti nga dekolteja jote e zbuluar?
Joo. Ishte shumë i përqendruar në bisedë. Çdo gjë ishte e përqendruar tek intervista, pasi ishim në transmetim “live”. Tematika që kemi trajtuar ishte emergjente dhe kishte të bënte me situatën e përmbytjeve në Lezhë. Ishim të fokusuar pikërisht te kjo temë, e kishte shumë për të folur për këtë çështje, ndaj dhe sikleti u la mënjanë.
Në paskuinta apo jashtë transmetimi, të bëri ndonjë kompliment?
Ato janë paskuinta. (Qesh) Por asgjë e veçantë, thjesht shoqërore… Dua të them që Ndocaj formatin e “360 gradë” ku spikeret shfaqin dekoltenë, që unë prezantoj, e ka vlerësuar gjithmonë si diçka artistike, që i shkon shumë një femre, pasi femra ka hire.
Po ty çfarë të bëri përshtypje tek ai?
Nuk e kisha mendjen, pasi unë po përpiqesha që çdo gjë të dilte sa më mirë. Parësore ishte intervista dhe çdo gjë të shkonte mirë.
Keni planifikuar të ftoni të tjerë politikanë në studio dhe cilin politikan dëshiron të intervistosh pas tij?
Po, sigurisht që do të kemi politikanë të tjerë çdo javë, mbase edhe çdo ditë. Në të vërtetë nuk më pëlqejnë politikanët, dhe nuk kam një dëshirë specifike.
Po nga personazhet e njohur të fushave të tjera, cilin do të dëshiroje të intervistoje?
Ermal Mamaqin.
Nga femrat VIP?
S’e kam menduar. Ornela Bregun ndoshta, sepse ka shumë finesë.
Cili është komenti më i mirë që të kanë bërë për gjoksin, pasi ke marrë guximin ta ekspozosh në ekran?
Nuk i mbaj mend, pasi nuk u jap rëndësi. Komente dhe komplimente ka pa fund. Por nuk kam kohë që të merrem. Ajo që ka rëndësi për mua është fakti që gjërat po ecin siç duhet, si puna, ashtu dhe fama.
Do të thuash që jeta jote ka ndryshuar më mirë, pra nuk ndihesh e paragjykuar?
Jam duke jetuar një jetë të bukur, e të mbushur me shumë dashuri. Në lagjen ku jetoj më duan të gjithë, më komplimentojnë, më ndjekin me vëmendje, madje më japin dhe këshilla për çdo puntatë të transmetimeve
të mia televizive. Shumë më shkruajnë në inbox dhe shumë telefonojnë në emisionin “Zbardhi”, duke më komplimentuar. S’ka më bukur! Ndërkohë që buqetat me lule nuk më mungojnë kurrë, madje dy herë në javë. /Panorama/
Diskutime rreth kësaj post