Anita Haradinajn mund ta shohim në ekranin e Top Channel si prezantuese. Përflitet se së shpejti emisioni “VIP Dado” që transmetohet në Kosovë, do të nisë edhe në Shqipëri, nën logon e Top Channel.
“VIP Dado”, është një program me në qendër ka fëmijët dhe personazhet e famshëm në rolin e kujdestarëve.
Thuhet se Edi Manushi do të jetë një prej prezantuesve dhe krah tij dyshohet se do të jetë Anita Haradinaj. Kjo e fundit është fotografuar krah Manushit dhe me kaq kanë nisur lajmet se bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj do të shfaqet si prezantuese në ekranin shqiptar.
Diskutime rreth kësaj post