Ajo është padyshim një nga femrat mëtë bukura shqiptare.
Po flasim për ish-Miss Universe Albania, Fjoralba Dizdarin, e cila prej pak ditësh është shfaqur në ekranin e ABC News si prezantuese e motit.
Përpara televizionit ajo ka një të shkuar si modele në Amerikë.
1 vit më parë bukuroshja ishte ndër të paktët që morën pjesë në inaugurimin e Presidentit të ri të SHBA, Donald Trump.
Kurse prej 3 vitesh ajo është në lidhje me ish-kandidatin për deputet të Partisë Demokratike, Enri Ceno.
Duke folur në një intervistë të shkurtër për “Jo vetëm modë” ajo tregoi se si e mori propozimin për të qenë pjesë e ABC News.
“Drejtuesit e ABC News më kontaktuan dhe unë pa u menduar fare thashë “po”, është eksperiencë e re. Unë si modele jam ende aktive, por nuk punoj në Shqipëri, vetëm jashtë saj. Pagesat për marka të ndryshme kanë qenë mjaft të kënaqshme.
E lidhur me marrëdhënien me zyrtarin e PD dhe nëse së shpejti do të ketë një dasmë Dizdari tha: “Do t’ju njoftoj kur të kemi një datë për dasmë, por ende nuk e kemi menduar. Sekreti i lidhjes tonë të gjatë është transparenca dhe mbështetja. Enri ka qenë gjithnjë mbështetës për mua. Fakti që unë nuk jam sot në Amerikë, por jam këtu mund të quhet një sakrificë që kam bërë për të”.
Diskutime rreth kësaj post