Qytetarët që janë pjesë e ndihmës ekonomike dhe ata, të cilët duan që të aplikojnë, tanimë do t’i nënshtrohen një skeme të re, ku i gjithe dokumentacioni do të ofrohet nga administratorët e bashkive.
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, prezantoi sot skemën e re të ndihmës ekonomike, qe sipas tij, shmang sorollatjet e familjarëve për të plotësuar dokumentacionin.
“Me skemën e vjetër duheshin 7 dokumente për të marrë 8 mijë leke në muaj, ndërsa me skemën që po prezantojmë sot, janë administratorët e bashkive që do të ofrojnë dokumenta dhe familjarët nuk do të sorollaten. Më parë kishte shumë abuzime me skemën e vjetër, por mundësia për abuzim në këtë skemë është zero. Skema është propozuar nga Banka Botërore”, tha Klosi.
Sipas Klosit, kjo ndihme do të shkojë te njerëzit që kanë nevoje, por çka është e rëndësishme, është ndryshimi i mentalitetit, që këta përsona kanë nevojë për rintegrimin në shoqëri.
Më tej, ai shpjegoi se do të jenë institucionet qëndrore, në bashkëpunim me pushtetin lokal, që do të realizojne me sukses ketë skemë. Skema e re e ndihmës ekonomike, sipas Klosit, do të jete vetem per qytetarët që kanë nevojë.
Diskutime rreth kësaj post