Kreu i PD Sali Berisha, ka zhvilluar një bashkëbisedim online me shqiptarët në Itali, ku gjatë fjalës së saj në takim online, Shpresa Alishani, u shpreh se nuk gjithmonë kur ktheheshin nga protestat me Bashën e thonin me dhe pa zë që ta marrë dhe një herë Berisha PD dhe ta drejtojë këtë vend.
Teksa kujtoi deklaratat e Berishës për protesta në shtator, ajo tha se deri tani nuk kanë parë gjë por presin himnin e Berishës dhe do të bëjnë të pamundurën të jenë në Shqipëri për të rrëzuar këtë regjim.
Shpresa Alishani: “Nuk ja fali Bashës protestat e PD se kishin frymë. Mirëpo rezultoi se nuk kishim kryetar. Në kthimin në qytetet tona e thonim me zë dhe pa zë ‘ta marrë dhe një herë Berisha PD dhe ta drejtojë këtë vend’. Tani nga ana psikologjike të gjithë ata që nuk e duan regjimin e Ramës ishin përgatitur se shtatori do të kishte lëvizje të madhe. Deri tani nuk po shohim gjë. Ne ju presim vetëm ju, presim himnin tuaj Sali Berisha. PD ka një slogan Shqipëria në rrezik. Siç ju gjendemi familjeve tona në raste gëzimesh e hidhërimesh do bëjmë të pamundurën të jemi në Shqipëri për të rrëzuar këtë regjim, ti kthehemi jetesës normale në tokën tonë ku kemi investuar të gjithë”, u shpreh ajo.
Diskutime rreth kësaj post