Kryeministri Edi Rama njoftoi dje se javën e ardhshme do të formohet edhe qeveria e re. Pas kësaj deklarate të Ramës, sot ka ardhur reagimi ironik në rrjetet sociale i ish-ministrit ët Drejtësisë, Ylli Manjani.
Ish-ministri teksa publikon një këngë të Eranda Libohovës, shkruan se është në pritje të qeverisë së re.
“Presim qeverinë e re. Të sukseshmet e kanë të ardhmen e ndritur…
Nejse, muzika është sigurisht ku e ku më e bukur.
Interpretimi perfekt.
Po të ishte edhe qeveria e re me kaq melodi e ritëm, jo si teksti i këngës, nuk do kisha vërejtje.
Edhe po të bëjë Erandën ministre prap dakord do isha…”, – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post