Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar tha se Shqipëria ka shënuar sukses në luftën kundër korrupsionit.
Në një konferencë të përbashkët me Presidentin Bajram Begaj, Musar theksoi se për Shqipërinë, nuk është e pamundur që të anëtarësohet në BE brenda vitit 2030.
Ndër të tjera, Presidentja e Sllovenisë u ndal edhe tek rezoluta për Srebrenicën që pritet të votohet.
Aja tha se është e kënaqur që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë, i janë bashkuar kësaj rezolute.
”Jam shumë e kënaqur se sot jam në Shqipëri. Në bisedat tona e kam thënë që ju do të keni një vend të posaçëm në zemrën time sepse ju keni qenë kryetari i parë që keni vizituar Slloveninë kur kam marrë mandatin. Në fokusin e viteve të ardhshme kam vendosur që të jetë në Ballkanin Perëndimorë sepse Sllovenia beson që vendi i shteteve të Ballkanit Perëndimorë është në BE.
Isha shumë e kënaqur me fjalët e Michel në Bled vitin e kaluar se BE do duhej të pranonte deri 2030 shtetet e këtij rajoni. Për Shqipërinë kjo nuk është e pamundur. Kur lexoj rezultatet e shtetit tuaj jam shumë e kënaqur. Para së gjithash më kënaq lufta juaj kundër korrupsionit. Them se asnjë shtet nuk është imun ndaj korrupsionit dhe krimit. As shteti im nuk është i tillë dhe një rrugë e tillë është e njejtë. Të dy jemi të bindur se mund të bëjmë edhe më shumë. Në 2022 ishin 92 milion shkëmbim të mallrrave në 2023 ishin 104 dhe këtu ka vend për zmadhim. Më kanaq përparimi i Shqipërisë në turizëm. U kam lutur zoti kryetar dhe mos ma merrni për të keq ta përsëris se numri i madh i turistëve sjell edhe përgjegjësi më të madhe dhe unë angazhohem për zhvillimin e gjelbër dhe këtu mund të bëjmë shumë bashkarisht.
Nëse më lejoni para votimit mbi Srebrenicën mund të them si kryetare e Republikës së Sllovenisë jam e kënaqur që të gjitha shtete e Ballkanit Perëndimorë jemi bashkuar përveç Serbisë. Besoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm se sa të rëndësishme janë këto rezoluta. Ne politikanët duhet të flasim se çfarë ëhstë e drejtë e çfarë jo. Të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur në Srebrenixcë dhe me zotin Begaj gjithmonë jemi të një mendimi për respektimin të drejtave të njeriut”, u shpreh ajo.
Diskutime rreth kësaj post