Kanë qenë të shumtë liderët botërorë që kanë sulmuar Trumpin para fushatës, por disa prej tyre vijojnë ta bëjnë.
Një prej zërave më të fuqishëm është edhe Jean Claude-Juncker, presidenti i Komisionit Europian.
Ai e ka cilësuar fushatën e miliarderit njujorkez “të pështirë”.
“Ndjehem keq nëse mendoj se Trump do të realizojë gjithë premtimet elektorale që ka bërë”, ka thënë Juncker për një radio begle.
“Ai nuk po mendon për interesat politike të vendit dhe marrëdhëniet me botën dhe BE. Politikat izolacioniste të Trump do dëmtojnë Amerikën dhe mbarë botën”, ka shtuar Juncker.
Diskutime rreth kësaj post