Ditët e Ilir Metës në krye të Presidencës janë të numëruara. Së shpejti pritet që në Tiranë të vijë Komisioni i Venecias. Ai do të vijë në vendin tonë në datat 13-14 shkurt në vijimësi të hetimeve për Presidentin Ilir Meta.
Ndërkohë është zbuluar axhenda e delegacionit në Tiranë.
Mësohet se ata do të takohen me presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi.
Më pas do të zhvillojnë takime me Komisionin Hetimor dhe Avokatin e Popullit. Ndërkohë ditën tjetër do mblidhen me opozitën jashtëparlamentare dhe OJF.
Pritet që Komisioni të reagojë në lidhje me emërimet që janë bërë në Gjykatën Kushtetuese.
Diskutime rreth kësaj post