Presidenti Ilir Meta, tha se në 30 vite politika e vendit nuk ka përmbushur aspiratën e qytetarëve për integrimin në Bashkimin Europian.
I pyetur për rolin e tij në politikë, që nga aktivizimi si student i Lëvizjes së Dhjetorit, Presidenti Meta tha se “në 30 vjet, Shqipëria nuk është vonuar asnjë sekondë në procesin e integrimit europian për shkak të Ilir Metës”.
Por kjo deklaratë është pasuar nga reagime të ashpra të qytetarëve, të cilët nuk e kanë kursyer Ilir Metën edhe pse në faqen e tij të rrjetit social.
Qytetarët shprehen se presidenti punon kundër Shqipërisë dhe këtë sipas tyre e tregoi dhe ambasadorja Yuri Kim.
Meta ndryshe nga herët e tjera që kujdesej qe të ruante vetëm komentet pozitive të tipit “suksese president”, këtë radhë komentet negative si duket kanë qenë të shumta.
Diskutime rreth kësaj post