Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2023 për vendin e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në takimin e zgjeruar të krerëve të provincave të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), presidenti Erdoğan u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të partisë së tij të fillojnë përgatitjet për zgjedhjet. Ai tha se zgjedhjet e vitit 2023 do t’i mundësojnë vendit të renditet në mesin e vendeve më të fuqishme globalisht.
“Kemi rreth dy vite para zgjedhjeve. Dua që ju të kapni çdo ditë dhe çdo moment të kësaj kohe në mënyrën më efikase”, – tha Erdoğan.
Erdoğan tha se të gjithë anëtarët e AK Partisë duhet të dalin jashtë dhe të takojnë njerëz, t’i dëgjojnë ata dhe problemet e tyre dhe të përgatiten për zgjedhjet në terren.
Presidenti turk javën e kaluar mohoi thashethemet e zgjedhjeve të parakohshme dhe përpjekjet për të promovuar zgjedhje të hershme. Ai tha se zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të Turqisë do të mbahen në vitin 2023, siç ishin planifikuar.
Ai po ashtu përshëndeti operacionet e suksesshme anti-terroriste të Turqisë brenda dhe jashtë vendit kundër grupeve terroriste YPG/PKK dhe DEASH.
Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE), është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.
Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in organizatë terroriste.
Vendi është sulmuar shumë herë nga grupi terroriste, si pasojë e të cilave jetën e kanë humbur mbi 300 persona dhe qindra të tjerë janë plagosur.
Në përgjigje, Turqia nisi operacione anti-terroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.
Diskutime rreth kësaj post