Djali i George Soros duket se ka dështuar të qetësojë ujërat mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. Javën që shkoi Aleks Soros u pa në zyrën e presidentit dhe zërat në korridoret e politikes flisnin se Meta po e përdorte për të qetësuar tensionet me Ramën dhe për t’i shpëtuar shkarkimit.
Por duket se as kjo kartë nuk e ka ndihmuar presidentin, pasi dje Meta tregoi se konflikti mes tij dhe Ramës është ashpërsuar. Në një intervistë në “360 gradë” të Artur Zhejit ai ka sulmuar shumë fortë kryeministrin Rama për idenë e Shengenit Ballkanik. Apo ashtu ka goditur ndërkombëtarët dhe ka kërkuar që qytetarët të ngrihen ta mbështesin në betejën kundër qeverisë. Meta po ashtu sulmoi ndërkombëtarët dhe kreu demokrat Basha, sa takon djegies s mandateve.
Ka një tension për Shengenin Ballkanik…
Tensioni nuk është rastësisht as në Shqipëri dhe as në këto raporte. Pas gjithë këtij tensioni të sponsorizuar dhe provokuar qëllimisht në fund fare qëndron dëshira për të na paraqitur në këtë mënyrë, shqiptarët janë kështu kudo, nuk dinë të merren vesh. Nuk mendoj se është kështu. Ky ka qenë një vit zhgënjimesh në tërësi, në të në gjitha drejtimet. Asgjë nuk duhet mohuar në jetën e njeriut dhe jetën e një vendi. Le të shpresojmë dhe reflektojmë thellë dhe të na kthehet gjithë kjo eksperiencë në një motiv jo thjesht për të shpresuar por për të punuar dhe angazhuar së bashku që Shqipëria të vendoset në shinat e normalitetit të një vendi demokratik, shtetit të së drejtës, ku qytetarët jo vetëm dëgjohen por edhe vendosin. Dhe natyrisht Shqipëria të mos jetë një model i keq për Kosovën, kur i ka pasur të gjitha mundësitë për shkak dhe të eksperiencës si një shtet më shumë se një shekull, për të qenë shembull më pozitiv.
Thatë është i qëllimshëm tensioni midis Shqipërisë dhe Kosovës..
Tensioni në Shqipëri është i provokuar qëllimisht. Shqipëria është çdo ditë në tension, nga tensioni në tension, nga konflikti në konflikt. Tensioni qëndron te arbitrariteti, për fat të keq i një individi që pavarësisht sesi, ka rrëzuar një sistem të tërë llogaridhënës dhe demokratik në vend, të cilin e ka arritur me mjaft sukses gjatë vitit që po mbyllim. Të gjitha këto dështime kërkon t’i mbulojë duke krijuar dhe debate krejt të panevojshme, nuk është hera e parë. Është një strategji për të drejtuar dhe mbijetuar pa rregulla loje përmes kapjes së gjitha institucioneve, mediave, përmes presioneve, linçimeve të gjithë atyre që mendojnë ndryshe jo vetëm në Shqipëri por edhe Kosovë.
Kur ka nisur kjo strategji apo plan i qëllimshëm?
Këtu kemi të bëjmë me një defaktorizim të Shqipërisë, pa kredenciale demokratike që prej tre vjetësh bën hapa pas në raport me BE-në. Nuk mund të jetë modeli për shqiptarët në rajon dhe për shkak të protagonizmit të një personi që në fund fare i përdor më së miri Serbia në rrafshin ndërkombëtar për t’i paraqitur shqiptarët si revanshistë. Në Serbi kemi drejtues që rehabilitojnë Millosheviçin. Para dy javësh tha Masakra e Reçakut ishte trillim apo të para dy ditëve të Daçiçit që tha që zhbërja e shtetit të Kosovës është qëllim i Serbisë. Ka avancuar shumë në Uashington, në Bruksel. Ka përfituar shumë nga dialogu me Kosovën. Ai premtoi se nuk do të bllokonte anëtarësimin e Kosovës dhe përfitoi hapjen e negociatave dhe në fund e shfrytëzoi kundër Kosovës. Këto janë pohime. Pse duhet që kryeministri i Shqipërisë të thotë në Parlamentin e Kosovës, që në të ardhmen do të ketë një president të përbashkët. Politika e Beogradit e përktheu Shqipëri-Kosovë, një shtet dhe nuk ia vlen ta njihni.
Kryeministri Rama ka deklaruar se ky projekt ka mbështetjen e SHBA dhe BE. Ju keni ndonjë informacion më të detajuar në këtë aspekt?
Kjo është edhe një alibi. Ai që thotë se këtë e mbështet SHBA dhe BE-ja është një alibi pasi nuk arrin dot të bindë me këtë ide. Përralla të tilla kam dëgjuar shumë. Këto janë histori pa asnjë lloj kuptimi. Ne duhet të plotësojmë kushtet e Bundestagut. Kemi kaq shumë iniciativa rajonale dhe aq më tepër një iniciativë e tillë, për të cilën siç tha profesori nuk dihet se çfarë po bëhet, unë si president kam kërkuar informacion nga Ministria e Jashtme dhe kam marrë një paragraf që nuk janë marrëveshje por takime. Nuk mund të gjykojmë mbi deklarata. Për sa i përket vendimeve, ato i përcakton vendimi i Gjykatës Kushtetuese për detin. Kemi të bëjmë me veprime të pa konsultuara mirë me dëshirë për protagonizëm të shfrenuar që sjell këto debate pa rezultate.
Për sa i përket marrëdhënieve me Serbinë, Shqipëria ia ka hequr në mënyrë të njëanshme me Serbinë, pasi ajo nuk pranonte dhe një vit më vonë u detyrua dhe i hoqi në 2010. Shqipëria ka dorëzuar 18 marrëveshje dhe as një e katërta nuk është firmosur sot e kësaj dite. Shqipëria ka dorëzuar marrëveshjen për diplomat dhe sot e kësaj dite nuk është miratuar. Kemi lidhjen inter-energjetike me Kosovën dhe ata vazhdojnë e mbajnë të bllokuar. Janë gjithë ato marrëveshje me Kosovën dhe zbatimi i tyre është zero. Atëherë nga vjen mungesa e bashkëpunimit?! Këto janë fakte.
Ju keni pritur djalin e Soros dhe ai flitet si autor i Mini-Shengenit. Na jepni një shpjegim…
E dramatizuat mjaft këtë takim. Po e relaksoj pak. Që Ilir Meta të dorëzohet kjo është pak si me hile. Por që Ilir Meta të ketë frikë të takojë dikë dhe t’ja thotë publikisht atë që mendon, pasi ja ka thënë publikisht e ka për detyrë apo jo? Aq më tepër kur dikush e kërkon një takim me insistim dhe aq më tepër kur unë kam thënë edhe kur kam bërë akuzat në lidhje me kapjen e sistemit në korrik, që është i mirëpritur në Shqipëri për çdo gjë, por jo për këto gjëra. Nëse t’i ndikon për kapjen e shtetit, të kundërtën e asaj që predikon, këtu ka përplasje. I kam shprehur mendimet e mia për kapjen e drejtësisë, i kam sqaruar edhe situatën më të fundit për Gjykatën Kushtetuese, për çështjet e tjera që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes dhe mediat dhe së treti për shoqërinë civile. U diskutua dhe për situatën e tërmetit, e ngriti zotëria. Nuk ka pasur asnjë diskutim për Mini Shengenin. Ka qenë takim i kërkuar, edhe në gusht por s’kam qenë këtu. Ka qenë takim zyrtar.
(Shfaqet deklarata e kryeministrit Rama ndaj Haradinajt). Kjo është deklarata më e egër…
Mua kjo deklaratë nuk më bën përshtypje se shqiptarët e dinë se Ramushi nuk është gënjeshtar dhe nuk ka frikë me të vërtetë. Është përballur dhe në fushë betejë dhe ka fituar. Por nuk është ky problemi. Është diçka tjetër. Këtu kuptohet se është mllefi ndaj një njeriu se udhëheqësit e Kosovës hanë e pinë me serbët dhe tani dalin patriotë. Kjo është e papranueshme. Kosova e Serbia janë prezente në shumë iniciativa, edhe takohen, ashtu si në prezencë të BE. Dhe kjo është gjë shumë e mirë. Darkat nuk janë vetëm për të ngrënë, por dhe për të diskutuar. Dëshira për t’i nxjerrë pa karakter është e papranueshme. Qëndrimin ata e kanë të hershëm për Mini Shengenin. Është i mbajtur prej kohësh. Ata i kanë pasur qëndrimet parimore. Është absurde të thuash që për këtë gjë kanë folur dhe presidentët Topi etj, para 8 vitesh. Është tjetër të flasin këta dhe kjo treshe që është e vështirë për t’u shpjeguar.
Beogradi do na fusë në sqetull?
Kjo gjë nuk mund të ndodhë. E kam bërë qëndrimin të qartë. Për mua çdo nismë që nuk është gjithëpërfshirëse. E cila nuk e vendos Kosovën në pozita të barabarta nuk është e nevojshme për Shqipërinë. Pse është e nevojshme. Do të zgjidhësh problemet me Serbinë, zgjidhi. Nuk të pengon njeri. Nëse synon të vendosësh Kosovën në një pozicion të keq, ky është agresion dhe vazhdon që Kosova të jetë në presion të vazhdueshëm. Të gjithë e dimë se dhe për futjen e Kosovës në Interpol u bë gjithë ajo luftë për ta bllokuar.
Tani pritet nga ju një reagim…
Pritet diçka dhe nga qytetarët. Të mos presin vetëm nga presidenti, por ta mbështesin. Të mos presin nga ndërkombëtarët se ndërkombëtarëve nuk u bëhet vonë. Të tregojnë se jemi një vend ku dhe ne kërkojmë përgjigje. Jo të gjithë duhet të presin nga presidenti. Presidenti e ngre zërin se këtu ka një problem serioz. Presidenti çoi letër më 29 korrik dhe kini kujdes tha se mund të goditemi nga një tërmet dhe të marrim masa dhe për gjysmë ore letra del në media dhe thonë u çmend presidenti. Kjo është përgjegjshmëria e presidentit dhe e këtyre. Presidenti u thotë kujdes, respektoni radhën për Gjykatën Kushtetuese, nuk dua konflikt, por këtu është fundi për një shtet. E keni lënë pak vetëm presidentin.
U fut një institucion i huaj në Kushtetutën e Shqipërisë
Ai ishte një naivitet i madh. Ishte besim që ata e shpërdoruan. Por nëse zbatohej Kushtetuta dhe në zgjedhjen e kryeprokurorit dhe procedurat tjera. Po të ishte zbatuar dhe për Gjykatën Kushtetuese, Shqipëria nuk do mbeste pa Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë. U përpoqën për të grabitur në mes të ditës me diell anëtarin që i takon presidentit, përmes një personi që është përtej mandatit. E mban partia atje. U bllokua KED që të vinte ky. U hoqën të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që të vinte ky.
Ju e bëtë kryeministër në 2013 dhe e harruat…
Zanafilla është në vitin 2008. Aty u goditën të gjithë mekanizmat që garantojnë kontrollin e balancën. Aty ra i gjithë thelbi i Parlamentarizmit. Kaluam te lista e mbyllura, nga sistemi mazhoritar te propocional. Aty e hodhëm tërmetin e parë ne. Ti e di që unë e kam pasur dhe e kam rishikimin e ligjeve të 2008 që e kam prioritet.
Ishe në koalicion, pse nuk e bëre?
Kjo ishte pamundur. Kemi dashur dhe i kemi kërkuar me PD e PS, por nuk pranohej nga të tjerët. Kjo bëhet vetëm me referendum.
Kur u bë marrëveshja Rama-Basha, ju e lejuat.
Këto marrëveshje janë bërë nga dy partitë kryesore. Është e vështirë për mua që të vendosja kushte të parealizueshme kur dihej vullneti i tyre. Unë mendoj se ka mbetur rruga e referendumit. Populli shqiptar ka të drejtën e referendumit. Nëse shqiptarët do presin nga politika dhe të huajt do bëhet më keq. Kushdo të votojë si të dojë. Po flas si referendumin si e drejtë kushtetuese dhe duhet të ushtrohet sa erë është e arsyeshme. Nëse pret që diplomatët të shqetësohen më shumës se prindërit që kanë mbetur vetëm, përsëri është naivitet. Atë të drejtë kanë vendosur dhe atë të drejtë të kërkojnë. Kam kërkuar dialog. Rama zgjodhi rrugën e kapjes së institucioneve. Opozita zgjodhi rrugën e gabuar të braktisjes së institucioneve prandaj unë kam ardhur në këtë propozim. Asnjë shpresë te politika. Rruga është të ngrihemi në këmbë të detyrojmë Parlamentin të bëjë ligjin për referendum. Unë besoj se populli shqiptar do reagojë. Ka reaguar edhe pse është tradhtuar. Kush mendo se ky popull është dele dhe trembet se del një diplomat i paguar aty. Sikur të jetë një popull pa letra në vendin e vet.
(Insert kur Rama flet për ndërkombëtarët). Thotë jemi konsultuar me ambasadorët…
Për çfarë ambasadorësh flet. Të kenë turp ata ambasadorë dhe opozita që nuk reagon. Se opozita thotë e kanë fajin ata që e zgjidhën Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm. U zgjodh nga ata ndërkombëtarë që ky i futi në xhep. Ky thotë se për Dvoranin kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve që është akoma dhe më turp. Çdo palaço diplomat do ta cilësoj si pushtues. Të gjithë e dinë shumë mirë se Shqipëria me ato zgjedhje moniste nuk do i hapte negociatat. I dinë dhe shumë gjëra të tjera dhe nuk flasin sepse janë bashkëfajtorë. Nuk pres asgjë nga ndërkombëtarët.
Diskutime rreth kësaj post