Presidenti zgjedhur francez, Emmanuel Macron, është vënë nën kritika të ashpra pasi ka festuar fitoren e tij zgjedhore me balerina seksi.
Votuesit francezë dolën në rrugët e Parisit për të festuar fitoren, por shumë u zemëruan nga mënyra se Macron zgjodhi të shijonte fitoren e tij, raporton “Daily Star”
Ndërkohë që mbështetësit e kënaqur u mblodhën në muzeun e famshëm të Luvrit, Presidenti i ri solli një varg balerinash seksi që ishin veshur ekstravagante. Videot e festimeve tregojnë dhjetëra balerina që ngjiten në skenë dhe fillojnë të kërcejnë me lëvizje jashtëzakonisht seksi.
Por kjo nuk u ka pëlqyer aspak shumë prej të pranishmëve, sidomos femrave që janë ndjerë të fyera dhe të zhgënjyera nga Macron, i cili është shprehur gjithnjë kundër referimit të femrave si objekt seksual.
Diskutime rreth kësaj post