Bill Clinton Presidenti i 42 i Shteteve te Bashkuara, është pjesë e historisë së shqiptarëve, ai ishte në krye të shteteve të bashkuara, në kohën kur NATO bombardoi për rreth tre muaj ish-Jugosllavine e drejtuar nga Sllobodan Milosheviç.
Ish-presidenti jugosllav po kryente spastrim etnik në kosovë. gjate viteve 1998-1999 nga Kosova serbët larguan rreth 800 mijë banorë ku shumica e tyre erdhën në Shqipëri, ndërsa raportohej për rreth 15 mije të vrarë dhe disa mijëra të zhdukur.
Organizata e Kombeve të Bashkuara, u përpoq në ato vite të binde Milosheviçin të tërhiqej nga represioni që po kryente ne kosove dhe të lejonte futjen e trupave të NATO-s.
Kjo në fakt ishte dhe një nga pikat kryesore të marrëveshje së Rambujesë e firmosur ne 18 mars të 1999 nga delegacionet e Shqipërisë, Britanisë së madhe dhe shteteve të bashkuara, ndërsa pala jugosllave dhe ruse refuzoi.
Këto fakte por dhe masakra të dokumentuara në Kosovë si ajo e Reçakut ku u vranë barbarisht 45 persona bindën presidentin e Shteteve të Bashkuara Bill Clinton, që e vetmja mënyrë për të ndalur vrasjet në Kosovë ishte përmes sulmeve ushtarake të NATO-s.
Fushata e bombardimeve ndaj ish-Jugosllavisë, nisi në 24 mars të vitit 1999 dhe zgjati deri në muajin qershor.
Më 3 qershor 1999, Millosheviçi pranoi kushtet e një plani ndërkombëtar paqeje dhe ndali luftimet.
Në 10 qershor Komiteti i Atlantikut të Veriut, ratifikoi marrëveshjen dhe pezulloi operacionet ajrore.
Më 12 qershor, pasi Millosheviçi pranoi kushtet, misioni i drejtuar nga NATO Kosovo Force KFOR filloi të futej në Kosovë.
KFOR ishte përgatitur të kryente dhe operacione luftarake, por në fund, misioni mbeti vetëm paqeruajtja.
Nga ajo dite Kosova është e lirë dhe mbrohet nga forcat e NATO-s edhe sot.
Dhe meritën më të madhe për lirinë e Kosovës e ka presidenti i 42 i shteteve të bashkuara, i cili mori një vendim jo të lehtë për të bombarduar ish-Jugosllavinë dhe të niste rrugen drejt çlirimit të Kosovës, e cila në vitin 2008 mori dhe pavarësinë.
Në Prishtinë është vendosur një bust i madh i presidentit amerikan Bill Clinton, në shenjë mirënjohje dhe falënderimienga populli i Kosovës.
Diskutime rreth kësaj post