Presidenti Ilir Meta, ka uruar në një mënyrë të veçantë Ditën e Pavarësisë. Në një postim në Facebook, Meta shfaqet me nipin e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Postimi i Metës:
“Të dashur miq,
Së bashku me Lekën, nipin e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ju urojmë të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen: Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë, Ditën e Flamurit tonë Kombëtar!” shkruan kreu i shtetit.
Më herët një urim për 28 Nëntorin, përcolli edhe Kryeministri Edi Rama. Shqiptarët festojnë këtë të dielë 109 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Diskutime rreth kësaj post